Shpërndante kokainë në Belgjikë, dënohet me burg shqiptari

Gjykata penale e Hasselt në Belgjikë dënoi një 29-vjeçar shqiptar me 24 muaj burg dhe 8000 euro gjobë. Ai shpërndante kokainë brenda dhe përreth Hasselt për një muaj.

Një patrullë policie kapi në flagrancë shqiptarin më 30 mars kur tentoi të shiste një dozë kokaine. Gjatë ndërhyrjes, tregtari ka tentuar të ikë duke e shtyrë në gjoks njërin prej efektivëve. Shqiptari u arrestua dhe gjatë kontrollit rezultoi se ai kishte njëmbëdhjetë doza me nga 0.6 gram kokainë dhe 100 euro para cash.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia dhe gjyqtari hetues, shqiptari ka pranuar se drogën e ka shitur për llogari të një personi tjetër. Në telefonin e tij u gjetën disa adresa dhe imazhe me vendndodhje ku ai duhej të dorëzonte kokainën.

Në bazë të atyre mesazheve dhe pamjeve, prokurori publik ka llogaritur se ai kishte fituar 1250 euro nga tregëtia e drogës. Kjo shumë i është konfiskuar bashkë me celularin.


Arena e Lajmit

Shpërndante kokainë në Belgjikë, dënohet me burg shqiptari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook