Ruud van Nistelrooy, trajneri i përkohshëm i Manchester United, ka dalë në konferencë përpara ndeshjes së të mërkurës kundër Leicester në Efl Cup.
“Mund të premtoj se do të vazhdoj të jap gjithçka për të ndryshuar fatin e sezonit. Pavarësisht rezultateve tona, më pëlqen të rikthehem në Old Trafford dhe të punoj me ekipin dhe stafin çdo ditë. Ne e kemi parë potencialin e ekipit ndonjëherë këtë sezon, por jo aq shpesh sa duhet ta shikojmë.
Tani është koha që të gjithë në klub të punojnë së bashku, të japin gjithçka dhe ta kthejnë situatën në favorin tonë. Nga përvojat e mia si lojtar dhe trajner këtu, mund të them me siguri se kur lojtarët, stafi dhe tifozët bashkohen, Manchester United mund të jetë i pandalshëm”- tha ai.
(J.S/)