Në Kuvend janë depozituar emrat që kandidojnë për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Në listë janë përfshirë 10 kandidatë, mes të cilëve edhe Naureda Llagami, ish-Kryetare e KLGJ-së, dhe Nurihan Meta Seiti, ish-anëtare e KLP-së.
Por gjithashtu në listën e kandidatëve është edhe emri i Alfred Ballës, ish-Kryetarit të KLP-së, të shkarkuar pak muaj më parë me vendim të KPA-së.
Në vendimin e KPA-së thuhet se subjekti i rivlerësimit, Alfred Balla, nuk mund të emërohet si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë të
Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Në këto kushte, automatikisht, ish-Kreu i KLP-së, nuk mund të jetë kandidat as për vakancën në Kushtetuese, për shkak se është përjashtuar nga sistemi gjyqësor për një periudhë 15 vjeçare.
Lista e kandidatëve për vakancën në Kushtetuese
Klodian Rado
Alfred Balla
Eris Hysi
Gentian Zyberi
Irena Nino
Roland Ilia
Sinan Tafaj
Naureda Llagami
Nurihan Meta Seiti
Nertila Sadedini