Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Parmës.
Mysafirët befasuan që në minutën e 3-të. Një gol i Pratos me kokë, i shërbyer nga Balogh ndezi festën e madhe te ekipi që drejtohet nga Pecchia. Bardhezinjtë u vendosën në kërkim të golit të barazimit dhe ia dolën në 31-tën, me anë të McKennie. Një e djathtë nga brenda zone e Sohm riktheu epërsinë e Parmës, brenda fraksionit të parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Weah “tundi rrjetën” për të besuarit e Mottës, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund në Torino.