Atentati në Dobraç i mori jetën, Arlind Bushati alarmoi Policinë 3 javë më parë: Më drejtuan armën në mes të pedonales

Tre viktima dhe një i plagosur rëndë është bilanci i atentatit në lagjen Dobraç të Shkodrës. Rreth orës 15:30 të kësaj të mërkure, drejt një automjeti ku udhëtonin dy të rinjtë Hamza Lici dhe Arlind Bushati u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një tjetër “Land Rover” në lëvizje. Vëllai i të fortit të Shkodrës Ibrahim Lici humbi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e të shtënave. Arlind Bushati u dërgua në spitalin në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë një plumb në kokë. Gjatë të shtënave në drejtim të dy viktimave, automjeti ku ata udhëtonin humb kontrollin dhe për pasojë përplas një motor të rastit ku udhëtonin burrë e grua, Bashkim dhe Flutra Basha. Kjo e fundit nuk i mbijeton përplasjes, ndërsa bashkëshorti i saj plagoset rëndë.

Atentati i paralajmëruar?
Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit. 32-vjeçari denoncoi në Polici në datën 11 tetor 2024 se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor i kishin drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Arma që i ishte drejtuar të riut nuk kishte arritur të hapte zjarr. Dyshimet ishin se kishim të bënim me një atentat të dështuar.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, njoftoi Policia e Shkodrës.

Nuk dihet nëse blutë e Shkodrës kërkuan të marrin në mbrojtje 32-vjeçarin pas denoncimit të këtij të fundit. Në automjetin ku udhëtonin Hamza Lici, 23 vjeç dhe Arlind Bushati, 32 vjeç, grupi hetimor gjeti 3 armë zjarri pistoleta.

()


Arena e Lajmit

Atentati në Dobraç i mori jetën, Arlind Bushati alarmoi Policinë 3 javë më parë: Më drejtuan armën në mes të pedonales

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook