Bardhi: Ambasadori i BE-së u fut në kurth, skenar për të krijuar një përplasje me opozitën…

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në emisionin “Open” në News24, tha se opozita nuk lejohet të kryejë rolin e saj në Kuvend, pasi pjesa më e madhe e deputetëve demokratë është përjashtuar pa ligj, pasi Kushtetuesja e ka shfuqizuar pikën e Rregullores, për të cilën ligjvënësit e opozitës u përjashtuan dy muaj.

Ai tha se kur të kthehet Kushtetueshmëria në Kuvend, opozita do të luajë rolin e saj.

Bardhi, ndërsa ka vlerësuar rolin e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se nuk kishte kuptuar mesazhin e dhënë prej tij, që kërkonte që opozita të bënte rolin e saj në sallën e Kuvendit.

“Nuk e kuptova madje as faktin sepse Ambasadori i BE-së erdhi në Kuvend, por siç duket ishte diçka e përgatitur nga Elisa Spiropali. Ishte një kurth i përgatitur qoftë ndaj deputetëve të opozitës, ashtu edhe ndaj Ambasadorit, pasi mendohej se do të kishte një incident mes ligjvënësve dhe diplomatit”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se deputetët e PD-së hapën rrugën, por kam përshtypjen që u keqpërdor përfaqësuesi i BE-së në Tiranë.

“Ishin përgatitur lajmet që deputetët e PD-së i penguan hyrjen në Kuvend ambasadorit të BE-së, ndaj edhe po të shikoni pamjet u tentua që të hynte në sallë nga hyrja tjetër”, tha Bardhi.

Ai shtoi se ishte i njëjti skenar që i bënë Presidentit të Republikës, kur e sollën në Kuvend, në një kohë që opozita protestonte.


Arena e Lajmit

Bardhi: Ambasadori i BE-së u fut në kurth, skenar për të krijuar një përplasje me opozitën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook