Bulevardi i korrupsionit në Dibër, Vetting zbulon se si kompania u favorizua nga Bashkia/ Ekspertët: Projekt dhe materiale të dobëta

Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar çështjen e rikonstruksionit të bulevardit të Dibrës dhe fasadave të godinave. Fondi limit për këtë tender ishte 225 mln lekë ose 2.3 mln euro, ndërkohë që kompania fituese është shpallur Alko-Impex General Construction” shpk, me ofertën 2.2 mln euro.  Por duket se investimi i parë ka dështuar dhe si pasojë e ankesave të qytetarëve, pothuajse gjysma e bulevardit po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Fondet shkuan te kompania që u favorizua nga bashkia

Zanafilla lidhet me projektet e Qeverisë shqiptare për ti dhënë zhvillim këtyre zonave, që kanë potencial të lartë zhvillimi në bashkëpunim me Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve. Këto investime kanë qenë pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Urbane, investime të cilat përfunduan te kompanitë pranë oborrit qeveritar.

Agron Haxhimali, Drejtor eksluziv i Inistutit të Bashkive shprehet se Rilindja urbane ishte një projekt që për hir të së vërtetës u ka konsumuar taksapagueseve shqiptarë 2.2 milione euro që për një ekonomi si e jona është humbje jashtzakonisht e madhe. Nese do të ishin përdorur sic duhet këto para do te kishte patur një ndikim pozitiv në jetën e cdo qytetari, për fatin e keq nuk arriti ta ketë ketë lloj impakti”.

Agro
Agro

Më 4 shkurt 2016, Qeveria miratoi vendimin nr. 1 për përcaktimin e buxhetit e të drejtimeve me rëndësi për zhvillimin e rajoneve në vitin 2016 për fondin me vlerë 9 miliardë lekë ose rreth 65 milionë euro me kursin e këmbimit të asaj kohe.

Nga ky projekt, 35% e fondit ose rreth 23 milionë euro do të shkonin për rivitalizimin e hapësirave publike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Rrugës vlera e këtij projekti do të pësonte disa ndryshime, të cilat do të merrnin formë përfundimtare me vendimin nr. 10, datë 10.3.2016, që iu la për zbatim Sekretariatit të Përgjithshëm në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve.

Në vendimin e fundit, vlera e këtij programi është zmadhuar me rreth 6.5 milionë euro vetëm për investimet e parashikuara në vitin 2016 pasi këto investime janë të ndara në periudha.

Nga këto fonde, dy projekte u miratuan për Bashkinë Dibër, “Përmirësimi i Infrastrukturës Vendore dhe Rivitalizimi i Hapësirave Publike në Zonën pranë Pallatit të Kulturës” dhe projekti “Rinovim i infrastrukturës së Bulevardit Elez Isufi, rrugës Safet Zhulali dhe rrugës së Muzeut” me vlerë totale 2.3 milionë euro, të dyja të fituara nga kompania “Alko-Impex General Construction” shpk.

Por ende pa kaluar shumë kohë nga ndërtimi i bulevardit “Elez Isufi”, pllakat e vendosura kanë nisur të shkatërrohen. Banorët e Peshkopisë ankohen se punimet janë bërë pa cilësi, gjatë dimrit këto pllaka guri bëhen të rrezikshme për shkak të ngricave, dëborës dhe reshjeve të shiut.

 “Punimet nuk janë bërë mirë. Kur bëhet akull, kur bie dëborë disa herë jemi rrëzuar këtu tek sheshi. Punimet janë bërë pa cilësi. Kur bie dëborë dhe bëhet akull, ne disa herë kemi rrëshqiter duke rënë mbi pllakate gurit”, shprehet një nga banorët.

Një tjetër qytetar pohon se “materiali ishte i dobët dhë për këtë arsyeje u prish

Ky projekt nisi në vitin 2016, kohë në të cilën kjo bashki drejtohej nga ish kryebashkiaku Shukri Xhelili. Investimi i nisur nga Xhelili, vijoi me Muharrem Ramën që u zgjodh në zgjedhjet e pjesshme të 11 gushtit 2016.

Sipas banorëve, ky investim ka përfunduar para një viti. Gurët dekorativë për ndërtimin e këtij sheshi ishin marrë nga Mali i Tomorrit, por mesa duket vrulli për vendosjen e tyre, por edhe klima e Dibrës kanë bërë që ky investim të prishej shumë shpejt.

Sipas një tjetër qytetari shkak i prishjes së bulevardit kanë qenë edhe “ temperaturat dhe guri i cili ka ardhur nga një vënd tjetër. Po të kishte qenë guri i kuq që ka zona, me siguri investimi do i kishte rezituar më gjatë shkatërrimit”.

Arkitekti Enea Stavri duke folur për Vetting thotë se “për sa i përket pjesëve që gurët dalin nga vendi, po përdor një zhargon rrugor, ndodh nga mungesa e drenazhit, materialet e instalimit të gurëve është në manualet e projektimit themi që në temperatura të ulta nga zero në 8 gradë celsius nuk instalohet beton dhe llaç, kjo është një nga arsyet kryesore që mund të ketë ndodhur në shumë vende sepse këto gurë janë instaluar në periudhat dhjetor-janar, në këto dy muaj firmat e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë duhet të bëjnë pushim në këtë periudhë të dimrit.”

Enea
Enea

Pas ankesave të qytetarëve të Dibrës, të cilët kontaktuan emisionin “Vetting”, gazetarët udhëtuan drejt qytetit të Peshkopisë. Banorët shprehen se ky shesh është i mbushur me gropa dhe duhet të jenë të kujdesshëm sa herë që kalojnë.

 “Në rastin e Bulevardit të Peshkopisë, nga spresori ose nga lartësia e gurëve që në rastin tonë që janë përdorur në një shtresë 3-4 centimetra, dëmtohet nga automjete të tonazhit të ulët, pra nuk flasim për automjete të tonazhit të lartë dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ka ndodhur thërrmimi, thyerja e gurëve”, thotë një qytetar.

Por cilat janë shkaqet që sollën degradimin e sheshit “Elez Isufi?

Sipas inxhinierit të ndërtimit, Ilir Krosi, projekti i vitit 2016 ka qenë i pastudiuar mirë dhe cilësia e punimeve dhe materialeve nuk ka qenë brenda standarteve. Përgjegjësi për këtë ka jo vetëm firma, e cila ka kryer punimet me materiale jo cilësore, por edhe Bashkia dhe institucionet përgjegjëse që merren me kontrollin e këtyre.

 “Projekt i dobët, cilësia e dobët e punimeve, cilësia e dobët e materialeve, kontrolli i dobët i cilësisë së punimeve, kontrolli i dobët i fazave të marrjes në dorë të punimeve, certifikimi i materialeve realisht. Janë një kompleks rrethanash dhe faktorësh që kanë sjellë dështim të këtij projekti”, thekson ai.

Madje banorët ngrenë një tjetër shqetësim, teksa shprehen se në momentin që është bërë dëgjesa për këtë investim, ky projekt është kundërshtuar nga ata, por Bashkia nuk ka marrë parasysh pretendimet e tyre. Peshkopia është një qytet i ftohtë, temperaturat gjatë dimrit arrijnë në minus dhe për pasojë ka prani të akullit në të shumtën e rasteve në sheshin “Elez Isufi” ku edhe është kryer investimi.

 “E shikon këtë që është bërë këtu? E kam kundërshtuar. Nuk vihen këto pllaka këtu, temperaturat shkojnë deri në minus 20 gradë celsius, po ta çimentosh nuk futet asnjë pikë uji, atje mbetet lagështira. Dëbora shkrin një javë deri në dhjetë ditë mbrapa në bulevard, akull”, shprehet një banor i Peshkopisë.

Qytetarët pretendojnë se i kanë bërë sugjerime kryetarit të Bashkisë Dibër dhe kryeinxhinierit të këtij institucioni ta bënin bulevardin me asfalt ose tulla, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të “shurdhët”.

 “I kam bërë sugjerime kryetarit të bashkisë dhe inxhinierit që ka bashkia  mos i hidhni llaç në mes të pllakave por ngriheni bëheni njësh, një masiv dhe nuk e depërton ujin, nuk e thith ujin. Mund ta bënin me asfalt ose tulla mozaik dhe dilte tamam por nuk na dëgjoi”, thotë një nga banorët.

 


Arena e Lajmit

Bulevardi i korrupsionit në Dibër, Vetting zbulon se si kompania u favorizua nga Bashkia/ Ekspertët: Projekt dhe materiale të dobëta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook