EFL CUP/ Eleminohet Chelsea, bëjnë detyrën Liverpool dhe Arsenal

Faza e 1/8 të Carabao Cup dhuroi gola e shumë surpriza. Kështu krahas Manchester Cityt edhe Chelsea i jep lamtumirën këtij kompeticioni, pas humbjes 2-0 në St.James Park përballë Newcastle United.

Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në fraksionin e parë, ku brenda 3 minutash lojë, Isak që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes si dhe autogoli i Diasi, çuan drejt suksesit bardhezinjtë, të cilët morën revanshin e 3 ditëve më parë, ku në sfidën e vlefshme për Premier League, “blutë” fituan 2-1.

Ndërkohë bëjnë detyrën Liverpool dhe Arsenal që siguruan biletat e kualifikimit për në fazën çerekfinale.

Më të vështirë e pati Liverpool i Arne Slot që kaloi Brighton me rezultatin e ngushtë 2-3. Të 5 golat erdhën në fraksionin e dytë. Dopietë e holandezit Gakpo dhe një gol i Diaz, mjaftuan “Redsave” për të dal me fitore nga kjo transfertë e vështirë, duke sfumuar tentativat e vendasve me anë të golave të Adingra dhe Lamptey, që nuk mjaftuan.

Ndërkohë shumë më e thjeshtë ishte sigurimi i kulifiikimit për Arsenalit. “Topçinjtë” arritën një fitore pa shumë probleme 0-3, në transfertë ndaj ekipit të Championship Preston. Të besuarit e Mikel Artetës e zgjidhën ndeshjen që në fraksionin e parë me dy golat e realizuar nga Gabriel Jesus dhe i riu Nwaneri. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte gjermani Haverts, që kompletoi suksesin me golin e 3 për “topçinjtë”.


Arena e Lajmit

EFL CUP/ Eleminohet Chelsea, bëjnë detyrën Liverpool dhe Arsenal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook