Elbasani, Bordin: Nuk shfrytëzojmë rastet, ky është problemi

Roberto Bordin, tekniku i Elbasanit tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit 0-0 me Teutën.

“Nuk arrijmë të realizojmë rastet e golave që krijojmë, jo këtë mbrëmje që nuk patëm shumë raste, por në ndeshje të tjera. Është e qartë që është kampionat shumë i fortë dhe vështirë, mbaj përgjegjësi, sot për pjesën më të madhe të ndeshjes kemi rrezikuar të pësojmë gol. Kështu që duhet të ndërrojmë marsh, të marrim kthesën. E përsëris që është difekti im te lojtarët, për diçka më ndryshe në ndeshjen sot. Kemi rrezikuar më shumë të pësojmë se të shënojmë.

E dinim që Teuta kryen presing larg në ndeshjet e fundit, e kishim përgatitur me topat e lehtë që shkojnë në mesfushë dhe disa raste ia dolëm. Portieri na ndihmoi në pjesën e parë dhe të dytë. Duhet të bëjmë kthesën dhe të përmirësohemi. Vendosa dy sulmues në fund, u krijuan raste, por nuk nuk mjafton.

Kushtojnë shumë mungesat, kishim dhe Mustën jashtë në fillimin e sfidës. Jemi në emergjencë, duhet të përshtasim lojtarë të tjerë në rolin e qendër mbrojtësit. Të shohim gjatë javës si do i përballojmë.

Në futboll ndodhin dëmtimet, vetëm Mustën kishim në fillim. Janë shtuar sot dhe dy lojtarë të tjerë, janë momente të vështira gjatë kampionatit dhe ky është një prej tyre. Duhet të jemi të zotët të përshtatemi me këtë situatë, jo të ulim kokën por të luajmë më shumë me zemër. Jam unë që duhet të jap këtë mesazh dhe impakt te lojtarët. Dhe nuk duhet të pësojmë kaq shumë situata si sot”


Arena e Lajmit

Elbasani, Bordin: Nuk shfrytëzojmë rastet, ky është problemi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook