FOTO/ Flutura humbi jetën, Bashkimi në spital. Kush është çifti Basha që rastisi pranë atentatit mafioz në Shkodër

Flutura Basha humbi jetën pasditen e djeshme, teksa me bashkëshortin e saj, udhëtonte me një motor, pranë vendit ku ndodhi atentati mafioz që i mori jetën Arlind Bushatit dhe Hamza Licit.

Flutura Basha, 56 vjeç, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj po lufton për jetën në spital.

Çifti u godit nga automjeti që drejtohej nga Hamza Lici, i cili bashkë me Arlind Bushatin, ishin objekt i atentatit mafioz. Breshëria e plumbave i ka marrë jetën Licit në vendngjarje, por duke qenë në drejtimin e automjetit ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur çiftin e bashkëshortëve.

Bashkim Dhe Flutura Basha
Bashkim Dhe Flutura Basha

Si pasojë e goditjes, Flutura Basha humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj në gjendje të rëndë shëndetësore u transportua në spital.

Çifti i bashkëshortëve po shkonte të kujdesej për një tokë që ishte afër zonës ku ndodhi krimi. Ata u gjendën në kohën e gabuar, në vendin e gabuar. Dy qytetarë shembullorë, siç shkruhej në rrjetet sociale për Flutura dhe Bashkim Bashën, gruaja që u nda nga jeta në mënyrë tragjike, ndërsa bashkëshorti që lufton për jetën, ndoshta pa e ditur që bashkëshortja e tij nuk jeton më.


Arena e Lajmit

FOTO/ Flutura humbi jetën, Bashkimi në spital. Kush është çifti Basha që rastisi pranë atentatit mafioz në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook