Gjykata e Elbasanit cakton masën e sigurisë për tre protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të opozitës

Edi Pojani, Hamza Lamçja dhe Arben Pjetri ranë në pranga për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjyqtarja e Elbasanit Yrfet Shkreli la në fuqi masën e kërkuar nga prokurori Gjergji Ceka.

Në seancën e cila u zhvillua me dyer të mbyllura jashtë u vu re pjesëmarrja e lartë e efektivëve të policisë dhe eksponentëve të Partisë Demokratike në Elbasan.

Deri me tani nga protesta e opozitës në Elbasan janë proceduar 20 persona ne gjendje te lire dhe 3 persona janë shpallur ne kërkim. Një ditë parë kreu i PD në Elbasan Blendi Himçi dhe deputeti Tomorr Alizoti e cilësuan arrestimin e protestuesve të padrejtë, dukë i bërë thirrje organeve ligj zbatuese ta çmojnë të jashtëligjshëm atë.


Arena e Lajmit

Gjykata e Elbasanit cakton masën e sigurisë për tre protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook