Kapet me 2 kg kokainë dhe 1 pistoletë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 33-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Rodo, pak pasi kishte tërhequr në postë një kuti me drogë.

Operacioni është zhvilluar pas informacioneve të siguruara nga policia greke, e cila ka ndërhyrë sapo shqiptari ka dalë nga posta me një kuti në dorë.

Brenda saj policia ka gjetur dhe sekuestruar pako që përmbanin në total 2 kg e 13.4 gram kokainë.

Gjatë kontrollit personal, të automjetit dhe të banesës, 33-vjecarit shqiptar i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1 pistoletë manovër me një fishek të përdorur, 1.6 gram marijuanë, peshore, shkop metalik dhe 2 celularë.

Policia ka identifikuar edhe dërguesin e pakos me drogë, një 31-vjecar grek, i cili është shpallur në kërkim.


Arena e Lajmit

Kapet me 2 kg kokainë dhe 1 pistoletë, arrestohet shqiptari në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook