Ministri Ervin Hoxha ka folur në Kuvend në lidhje me kërkesën e deputetëve Enkelejd Alibeaj, Agron Shehaj dhe Flutura Açka për zbatimin e urdhrit të prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve që ndodhen në Portin e Durrësit.
Ai u shpreh se po krijohet infrastruktura e duhur që kontejnerët të vendosen në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia
“Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë. Jemi koordinuar dhe të siguroj që nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia. Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim”, tha ai.