Musiala “show”. “Ylli” gjerman i Bayernit të Mynihut ishte i papërmbajtshëm mbrëmjes e së mërkurës, kur arriti të realizonte një tripletë, për të vulosur kualifikimin e bavarezëve, ndaj Mainz, në fazën e 1/16 të Kupës së Gjermanisë.
Fitore bindëse e djemve të Vincent Kompany, që duket se kanë lënë pas njëherë e mirë humbjen e një jave më parë në Champions ndaj Barcelonës, teksa pas fitoren në kampionat me goleadë ndaj Bochum, kësaj radhe vjen një tjetër sukses bindës ndaj Mainz në kupë.
Bavarezët e zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, teksa tre golat e Musialës dhe një gol i Sane “fundosën” vendasit, duke çuar Bayernin në fazën tjetër.
Në sfidat e tjera të zhvilluara të mërkurën në Kupën e Gjermanisë bien në sy kualifikimet e skuadrave që miliotojnë në Bundesliga duke mos patuar thuajse asnjë suprizë.
Kështu Eintracht Frankfurt arriti të kualifikohej, pasi mundi në shtëpi me rezultatin 2-1 Borussia Monchegladbah. Të përhershmit Ekitike dhe Marmush ishin autorët e golave, që sollën fitoren për vendasit. Të kualifikuar për në fazën tjetër janë edhe Werder Bremen, Freiburg dhe Hoffenheim.