Elbasani nuk do të jetë i plotë as në përballjen e sotme me Teutën në “Niko Dovana”, sepse me shumë gjasa mbrojtësi Emiljano Musta sërish nuk do të jetë i gatshëm, ashtu si edhe ndaj Skënderbeut.
Mungesa e tij është për shkak dëmtimi. Për trajnerin Bordin rikthehet ndërkohë mesfushori Edon Hasani, i cili ka shlyer dënimin nga kartonët. Po, ashtu, edhe sulmuesi Bedri Greca do të jetë një alternativë në stol.
Sa i përket formacionit, italiani i stolit verdheblu do të vazhdojë të jetë fanatik i ideve të tij me rreshtimin 3-5-2. Me këtë skemë ai i ka nisur gjithnjë 10 ndeshjet e deritanishme në Superiore dhe kështu pritet të ndodhë edhe sot.