Kërkuesi Genti Nderjaku (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i
narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar
kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë
18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të
paraburgimit”. Po ashtu, kërkuesi Julian Pjetri (i dyshuar për kryerjen e veprës penale
të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me
datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Shuarje e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”. Kërkesat
e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm, të datës
30.10.2024.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024
të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 610, datë 30.10.2024, vendosi:
Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së
sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj
personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023
të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate,
për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.
- Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Genti
Gani Nderjaku, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar
nga neni 237 i K.Pr.Penale.
- Detyrohet personi nën hetim Genti Gani Nderjaku të mos largohet nga banesa e
tij me adresë: ****.
- Detyrimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të mos komunikojë me
persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
- Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që
mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku.
- Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së
sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate,
për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.
- Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim
Julian Ndue Pjetri, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar
nga neni 237 i K.Pr.Penale.
- Detyrohet personi nën hetim Julian Ndue Pjetri të mos largohet nga banesa e tij
me adresë: ****.
- Detyrimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të mos komunikojë me
persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
- Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që
mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri.
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 30.10.2024