“Peshku i madh në telefonin tim është kryeministri”, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Është në hall, nuk ka bir nëne dhe bir…

Kryeministri u është përgjigjur akuzave të deputetes Monika Kryemadhi e cila tha se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Kryemadhi është në hall të madh dhe se nuk do të debatonte me një person që ka halle me drejtësinë.

“Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qenë më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd.

Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dy këmbësorë që kanë marrë rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë”, tha Rama.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Peshku i madh në telefonin tim është kryeministri”, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Është në hall, nuk ka bir nëne dhe bir…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook