Projektbuxheti/ Qeveria përqendron investimet në Korridorin VIII, 88 mln euro më 2025

Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rreth 8,8 miliardë (88 milionë euro) për Korridorin VII, nyja më e rëndësishme rrugore në vend.

Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6 për qind fondeve të brendshme për transportin rrugor të programuara për vitin që vjen.
8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e Elbasan -Qafë Thanë që kushtojnë 3,4 miliardë lekë vitin që vjen rreth 34 milionë euro.
Ndërsa 6 lote të tjera financohen për ndërtimin e segmenteve me drejtim nga Durrësi, Elbasan -Papër dhe Papër -Ura e Grykshit me 5,4 miliardë lekë financim. Vlera e plotë e këtyre 6 loteve është 15 miliardë lekë ose 150 mln euro në një gjatësi rreth 35 km.

Korridori VIII shtrihet afërsisht në 154 kilometër në territorin shqiptar. Kostot e plota ende nuk janë përllogaritur, për shkak të ndryshimit të gjurmës në segmentin e fundit. Si segment i parë i Korridorit- 8 do të jetë By pasi i Tiranës që njëkohësisht do të shpërbejë edhe për Korridorin 10 edhe për Korridorin 8. Për këtë aks është kryer studimi i fisibilitetit dhe nuk është tenderuar ende.

Aksi tjetër vijues i Korridorit- 8 është rruga Tiranë – Elbasan që ka përfunduar tashmë, ndërkohë që kanë përfunduar ndërtimi i By-pass-it të Fierit dhe të Vlorës që ndihmojnë qarkullimin lindje perëndim.

Në pjesën shqiptare pika dalëse në Maqedoni e Korridorit 8 do të jetë ura e Bushtricës në Përrenjas për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë.

Aktualisht po punohet segmentin Bypasi i Elbasanit që del në Labinot-Fushë dhe po financohet nga buxheti i shtetit.
Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit, nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. Projekti është menduar të nisë nga përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe të përfundojë në dalje të qytetit në Labinot-Fushë.

Më tej nga Labinot -Fushë drejt Përrenjasit 5.8 kilometra janë tenderuar dhe po financohen.
Më tej Korridori 8 në pjesën shqiptare vijon edhe me dy lote të tjera deri në kufi me Maqedoninë. Nga Elbasani në Përrenjas Korridori 8 do të kalojë ne një trase krejt të re, e cila do të shtrihet përgjatë lumit Shkumbin duke shmangur punimet në mal.

Zhvillimet në infrastrukturën rrugore të Korridorit 8 janë pak kaotike, pasi projekti ka vetëm pak kohë që u ripërfshi në rrjetin kryesor Europian dhe shtetet që përfshihen në këtë aks po ndërtojnë me standarde të ndryshme. Në pjesën Maqedonase Korridori 8 është me 6- korsi ndërsa në pjesën shqiptare me 4- korsi./Monitor/


Arena e Lajmit

Projektbuxheti/ Qeveria përqendron investimet në Korridorin VIII, 88 mln euro më 2025

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook