Trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Stuttgart. Alonso vlerësoi rivalin, teksa tha se do të jetë një takim i vështirë.
“Ndeshjet e fundit kundër Stuttgartit ishin të gjitha shumë emocionuese, intensive dhe tërheqëse. Jo vetëm për tifozët dhe lojtarët, por edhe për ne trajnerët. Pas ndeshjeve të fundit kundër tyre, kam qenë gjithmonë i rraskapitur.
Ata kanë cilësi të mëdha. Ne duhet të shprehim performancën tonë më të mirë si kur kemi topin, ashtu edhe në momentet kur nuk e kemi topin”- tha ai.
(J.S/)