U paraqit në SPAK për 21 janarin, Qefalia i drejtohet Alibeajt në parlament: Më treguan një foto, më thanë a është Enkelejdi ky që ka automatik?

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka folur në seancën plenare duke treguar se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.

Në një replikë ndaj deputeti Enkelejd Alibeaj në seancën plenare në Kuvend, Qefaliaj tha se në SPAK u thirr për të dëshmuar për 21 Janarin.

Qefalia iu drejtua Alibeajt, duke i thënë se në SPAK i kanë treguar një foto.

“Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.
Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur.
Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues”, tha Qefaliaj.


Arena e Lajmit

U paraqit në SPAK për 21 janarin, Qefalia i drejtohet Alibeajt në parlament: Më treguan një foto, më thanë a është Enkelejdi ky që ka automatik?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook