BSH: Sektori bankar ka përmbushur kërkesat shtesë të kapitalit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme

Sektori bankar ka arritur të përmbushur plotësisht deri kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).

Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, objektivi i ndërmjetëm i kërkesës për MREL për vitin 2024, arrin mesatarisht në 18.2% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik, kundrejt objektivit të ndërmjetëm të vitit 2023 prej 16.4%. Gjatë kësaj periudhe, sektori bankar
e ka përmbushur plotësisht objektivin e ndërmjetëm, duke ruajtur një kapacitet mesatar të MREL-it në nivelin 21.6% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, janë 5 banka të sektorit bankar që i nënshtrohen kuadrit rregullator të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, duke përmbushur kërkesën për MREL.

Objektivi përfundimtar që duhet të përmbushet brenda vitit 2027, mesatarisht qëndron në nivelin 24.9% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.
Kapitali rregullator përbën burimin kryesor të financimit të MREL, ndërsa titujt financiarë senior përbëjnë rishtazi peshën kryesore të detyrimeve të pranuara.

Në qershor 2024, kapitali bazë i nivelit të parë ka financuar nivelin e MREL me 18.6% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik, kapitali i nivelit të dytë ka financuar 1.4% të ekspozimeve, borxhi i varur jo pjesë e kapitalit rregullator ka një kontribut më të ulët në 0.5% të ekspozimeve, ndërsa titujt financiarë senior kanë rritur financimin në rreth 1.1% të tyre.

Gjashtëmujori i parë i vitit 2024, shënon nivel të moderuar të aktivitetit të bankave për emetimin e titujve financiarë për qëllime të kërkesave rregullative, kundrejt vitit 2023.
Gjatë kësaj periudhe, bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL emetuan në tregun e kapitalit në formën e obligacioneve me ofertë private, tituj borxhi të pagarantuar.

Kapaciteti i tregut të kapitalit për të përthithur këto emetime, sipas Bankës së Shqipërisë, mbetet i kënaqshëm. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, titujt financiarë të miratuar për emetim janë blerë nga investitorët në treg, në të cilin individët përbëjnë bazën kryesore të investitorëve.

Normat e interesit në tregun e kapitalit kanë shënuar ulje, në reflektim të zhvillimeve në tregun financiar, ofertës së titujve dhe natyrës së borxhit të pagarantuar. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, normat e interesit kanë shënuar një ulje prej rreth 2.2% për emetimin në lekë, 0.7% për euron dhe 1.7% për dollarin amerikan, krahasuar me totalin e emetimeve për vitin 2023.

Maturiteti i letrave me vlerë të emetuara në tregun e kapitalit në Shqipëri ka shfaqur një rënie të lehtë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, emetimi i titujve të borxhit të pagarantuar, i realizuar në monedhën kombëtare dhe në monedhë të huaj, është bërë për afate më të ulëta maturimi, prej 3 vjetësh, nga 4 vjet që ishte në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL paraqesin zhvillime pozitive në përfitueshmëri, në linjë me zhvillimet e sektorit. Në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, rezultati neto nga interesi për këto banka u rrit me 11% në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 26.3 miliardë lekë. Marzhi neto nga interesi shënoi gjithashtu, përmirësim të ndjeshëm, në nivelin historik prej 4.29% kundrejt nivelit prej 4.25% në fund të vitit 2023.

Në vijim të zhvillimeve të kënaqshme në treguesit e përfitueshmërisë, kosto e financimit të kërkesës për MREL vlerësohet e përballueshme. Në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, shpenzimet për interesa për borxhin e varur përbëjnë 2% të rezultatit neto nga interesi, për bankat, të cilat i nënshtrohen kërkesës për MREL.

Banka të veçanta, të cilat kanë një histori më të gjatë të emetimit të titujve të borxhit për qëllime rregullative, kanë një peshë më të lartë të këtij treguesi, i cili gjithsesi mbetet i kufizuar në ndikimin që ka në përfitueshmëri./Monitor/


Arena e Lajmit

BSH: Sektori bankar ka përmbushur kërkesat shtesë të kapitalit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook