Deklaratat e Presidentit turk/ Ambasadorja izraelite: Erdogan po bëhet gjithmonë e më shumë radikal, Rama tregoi guxim…

Galit Peleg, ambasadorja e Izraelit në Tiranë, nga studio e emisionit ‘Log’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, ka folur edhe mbi vizitën dhe deklaratat e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Peleg  tha se është shumë e trishtueshme për Turqinë që Presidenti po bëhet gjithmonë e më radikal. “Vetëm në shkurt 2023 pamë sesi Izraeli u vlerësua nga Presidenti Erdogan për ndihmën e dhënë për viktimat e katastrofës së tërmetit, nëse ju kujtohet. Presidenti Erdogan vlerësoi Izraelin si një vend që ndihmoi shumë”, tha Peleg.

Ambasadorja izraelite ka vlerësuar rolin dhe qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria.

“Vërtet admiroj guximin e udhëheqësve shqiptarë, të Kryeministrit Rama dhe të udhëheqësve të tjerë të Shqipërisë. Sepse mendoj se Shqipëria është një vend i vogël, dhe e di që ka shumë ambicie për t’u integruar në BE dhe për t’u përshtatur me qasjen e BE-së. Por ju keni vlera dhe ju i mbroni vlerat tuaja. Madje edhe pas kësaj deklarate të Presidentit Erdogan, kur Kryeministri Rama tha se “Hamasi është një organizatë terroriste dhe Shqipëria është kundër terrorit”, mendoj se kjo kërkon guxim dhe e vlerësoj shumë”, tha Peleg.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë me rastin e përurimit të Xhamisë së Madhe të Namazgjasë, Presidenti turk Erdogan bëri, si gjithmonë, akuza të forta kundër Izraelit në prani të Kryeministrit Edi Rama. Mendoni se Turqia po ndikon në politikën e Shqipërisë ndaj Izraelit?

Ambasadorja izrealite – Sa për Turqinë, është shumë e trishtueshme që presidenti po bëhet gjithmonë e më radikal. Vetëm në shkurt 2023 pamë sesi Izraeli u vlerësua nga Presidenti Erdogan për ndihmën e dhënë për viktimat e katastrofës së tërmetit, nëse ju kujtohet. Presidenti Erdogan vlerësoi Izraelin si një vend që ndihmoi shumë. Dhe pas 7 tetorit (2023), ai ndryshoi deklaratat e tij dhe u bë shumë radikal. Nuk dua t’i përsëris deklaratat e tij, sepse mendoj se nuk ia vlen. Tani, sa për Shqipërinë, e kam përmendur më parë dhe e përmend sa herë kam mundësi: Vërtet admiroj guximin e udhëheqësve shqiptarë, të Kryeministrit Rama dhe të udhëheqësve të tjerë të Shqipërisë. Sepse mendoj se Shqipëria është një vend i vogël, dhe e di që ka shumë ambicie për t’u integruar në BE dhe për t’u përshtatur me qasjen e BE-së. Por ju keni vlera dhe ju i mbroni vlerat tuaja. Madje edhe pas kësaj deklarate të Presidentit Erdogan, kur Kryeministri Rama tha se “Hamasi është një organizatë terroriste dhe Shqipëria është kundër terrorit”, mendoj se kjo kërkon guxim dhe e vlerësoj shumë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shumë të veçanta. Nuk ka filluar sot. Ka filluar tetëdhjetë vite më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por nuk është vetëm kujtimi i shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mendoj se vazhdon çdo herë në të qëndruarin pranë njëri-tjetrit në kriza, por edhe në kohë të mira. Dhe jam e lumtur që kam mundësinë për të falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj të fortë kundër terrorit.

Jo gjithmonë ka votuar në OKB sipas qëndrimeve amerikane dhe izraelite.

Ambasadorja izraelite – E di, dhe kemi pasur shumë biseda për këtë, por e kuptoj. Dhe, siç thashë edhe në fillim të kësaj interviste që vendet udhëhiqen nga interesat e tyre, nuk pres që Shqipëria të veprojë sipas interesave izraelite. Pres që Shqipëria të veprojë sipas interesave shqiptare. Por, duke treguar miqësinë dhe qëndrimin e fortë të vlerave dhe duke u ngritur kundër terrorizmit, – Shqipëria ishte një nga vendet e para që iu bashkua përcaktimit të Hamasit dhe Hezbollahut si organizata terroriste, iu bashkua deklaratës kundër antisemitizmit, – mendoj se vlerat janë të forta. Dhe kur vlerat tuaja janë në vendin e duhur, atëherë kemi shumë vlera të përbashkëta për të cilat mund të luftojmë.

 


Arena e Lajmit

Deklaratat e Presidentit turk/ Ambasadorja izraelite: Erdogan po bëhet gjithmonë e më shumë radikal, Rama tregoi guxim…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook