Siç është bërë tashmë traditë, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kuqezi zbardhën formacionin më të mirë të javës dhe trajnerin e javës së 11-të. Duke nisur nga porta, trajnerët kanë përzgjedhur Razak Abalora (AF Elbasani) si portierin e javës, ndërsa formacioni vazhdon me vijën e mbrojtjes: Prodani (Laçi), Aurel Marku (KF Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Arsid Kruja (Teuta).
Spikatën këtë javë tre mesfushorët e Laçit, Bylisit e Partizanit: Ëilliam Cordero Melo, Arli Pergjoni, Kristi Kote.
Reparti i sulmit është i përbërë nga: Esat Mala (Vllaznia), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Bintsouka (Partizani).
Trajneri i javës së 11-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic.
()