“I lëpihesh Ramës, do përfundosh keq. Ta dija që ishe ti…”/ Spaho sherr me Shabanin, kreu i Nisma Thurje: Jeni bashkë me PS-në, morët 19 kulla nga…

Endri Shabani i Nisma “Thurje” dhe Edmond Spaho, deputet i PD-së, u përfshinë në një debat të fortë në rubrikën “Opinion” në News24, duke shkëmbyer akuza të ndërsjellëta mes tyre.

Shabani akuzoi PD se ka marrëveshje me Kryeministrin, ndërsa Spaho e konsideroi si vegël të Edi Ramës.

“Ju keni marrëveshje me PS-në, publike. Amnistia, Kodi Zgjedhor. S’po merrem me 19 pallatet… Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunohet në Parlament, por për çfarë? Po të bashkonin votat me Ramën për të rritur pensionet do e duartrokisja, i bashkuan votat për rrogat e veta”, iu drejtua Shabani, Spahos.

Debati

Endri Shabani: Ti shkon njëherë me Bashën, njëherë me Berishën. Aq çështje sa kam çuar në SPAK kundër Edi Ramës ju keni marrëveshje publike me Edi Ramën. Ju i keni tradhtuar protestuesit, zotin çela ju mund ta kishit amnistuar por nuk e bëtë. Amnistuat të korruptuarit.

Edmond Spaho: Deri tani demagogji pa bukë. Unë kam ardhur këtu që të bëja debat me Toni Gogun e PS, nuk e dija që jeni ju se po ta dija nuk do vija. Nuk bëj debat me ata që bëjnë opozitën e opozitës.

Endri Shabani: E di që do PS, me PS keni marrëveshje…

Edmond Spaho: Ti nuk kupton themeloren se kush e qeveris këtë vend. Do e shohësh sa keq do përfundoni pas zgjedhjeve të 2025.

Genti Çela: Partitë e reja nuk artikulojnë asnjë ide, asnjë shpresë. Artikulojnë propagandën e njëtrajtshme me qeverinë, me zotin Rama. Pra, shpif, shpif se diçka do ngelet. Askush nuk ndalon askënd të bëjë protesta të tjera. Kalimtarët që u bllokuan në trafik janë solidarizuar me protestën e opozitës. PD ka për detyrë të udhëheqë pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Endri Shabani: Nisma Thurje me vepra ka bërë opozitë kundër Edi Ramës.

Edmond Spaho: Shko lëpiju Edi Ramës.

Endri Shabani: Ke moshën e babait tim, më vjen zor t’ia kthej në këtë mënyrë.

Endri Shabani: Ju keni marrëveshje me PS-në, publike. Amnistia, Kodi Zgjedhor. S’po merrem me 19 pallatet… Nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunohet në Parlament, por për çfarë? Po të bashkonin votat me Ramën për të rritur pensionet do e duartrokisja, i bashkuan votat për rrogat e veta.

Edmond Spaho: Ramës i shërben ti. S’kemi bashkuar votat me PS.

Endri Shabani: Lidhe atë që ke në studio… Më bën moral ti, burrë plak. Këta bëhen bashkë kundër shqiptarëve. Prandaj këta duhet të dalin nga politika, sepse e meritoni dhe të shkriheni si parti.

Edmond Spaho: I shërben Ramës dhe shqiptarët e kuptojnë shumë mirë. S’ke për të hyrë në politikë sepse i shërben Edi Ramës.

Endri Shabani: Jeni drejt greminës…


Arena e Lajmit

“I lëpihesh Ramës, do përfundosh keq. Ta dija që ishe ti…”/ Spaho sherr me Shabanin, kreu i Nisma Thurje: Jeni bashkë me PS-në, morët 19 kulla nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook