Juve, alarm në mbrojtje, Skriniar-Ismajli dy opsione për janarin

6 gola të pësuar në 2 ndeshjet e fundit kanë ndezur alarmin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Pikërisht te ky detaj u pyet edhe trajneri Thiago Motta në vigjilje të transfertës kundër Udineses: “Duhet të bëjmë mirë në nivel kolektiv, të lejmë sa më pak hapësira duke dhënë gjithçka kemi. Duhet të reagojmë, për këtë mund ta bëjmë vetëm si skuadër”.

Pavarësisht fjalëve të Motta-s, është e qartë që Juve duhet të zëvendësojë me çdo kusht Bremer. Mediat italiane kanë përpiluar një listë të gjatë me objektivat e Juves për merkaton e janarit, por mes tyre dy janë favoritët kryesor, Milan Skriniar i PSG dhe Ardian Ismajli i Empolit.

Sllovaku, që pas transferimit të tij në Francë, tek PSG, nuk ka arritur kurrë të ngjitet në nivele të larta, aq sa tani kërkon me çdo kusht të largohet. Skriniar është një profil që i intereson shumë drejtueseve të Juventusit, por në Torino mund të vijë vetëm në formë huazimi, pasi “Zonja e Vjetër” nuk mund të përballojë kostot e këtij transferimi.

Për momentin Skriniar është prioritet kryesor, por nëse dështon kjo pistë, Guintoli, drejtori sportiv i Juves, do të kthejë vështrimin nga Ismajli. Qendërmbrojtësi kuqezi po zhvillon një sezon fantastik, gjithashtu do të ishte një transferim me kosto të ulët, por që ofron garanci për pjesën e mbetur të sezonit.

()


Arena e Lajmit

Juve, alarm në mbrojtje, Skriniar-Ismajli dy opsione për janarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook