Tragjike, situata apokaliptike në Spanjë i merr jetën ish lojtarit të Valencias

Rajoni i Valencias prej ditësh u godit nga kushtet e vështira atmosferike, të cilat kanë lënë pasoja të rënda. Dëmet materiale për momentin kanë dalë në plan të dytë pasi numri viktimave ka arritur deri në 158.

Mes tyre është edhe ish-futbollisti i Valencias, Jose Castillejo. Trupi i pajetë i 28-vjeçarit është gjetur në orët e fundit.

“Me keqardhje lajmërojmë largimin e parakohshëm nga jeta të Jose Castillejo, i cili është mes viktimave të fatkeqësisë natyrore që ka prekur ditët e fundit rajonin tonë. Ai ishte pjesë e Akademisë së klubit dhe ka luajtur për disa ekipe në Komunitetin e Valencias”, shkroi skuadra mëngjesin e sotëm në një komunikatë për mediat.


Arena e Lajmit

Tragjike, situata apokaliptike në Spanjë i merr jetën ish lojtarit të Valencias

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook