Vetting/ Bulevardi “Elez Isufi” në Dibër u ndërtua me pllaka guri që sot po shkulen, Bashkia pranon cilësinë e dobët të punimeve. Si po fshihet historia e korrupsionit

Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar çështjen e rikonstruksionit të bulevardit të Dibrës dhe fasadave të godinave. Fondi limit për këtë tender ishte 225 mln lekë ose 2.3 mln euro, ndërkohë që kompania fituese është shpallur “Alko-Impex General Construction” shpk, me ofertën 2.2 mln euro. Por duket se investimi i parë ka dështuar dhe si pasojë e ankesave të qytetarëve, pothuajse gjysma e bulevardit po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Për të kuptuar më shumë rreth këtij projekti, “Vetting” kontaktoi Bashkinë e Dibrës për cilësinë e punimeve në projektin e parë për rregullimin e bulevardit “Isuf Elezi” dhe për arsyet se pse po bëhet një tender i dytë brenda një kohe kaq të shkurtër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Diber Bashkia
Diber Bashkia

Në kthim-përgjigje për “Vetting”, zv. kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Deda konfirmoi se bulevardi u dëmtua sepse materialet e vendosura ishin të cilësisë së dobët dhe rinovimi po bëhet për shkak të ankesave nga banorët.

Në lidhje me kostot e lartë, zv.kryetari Deda deklaroi se në këtë rast do të ketë më shumë punime dhe me materiale cilësore, duke pëfshirë rrjetin e tubacioneve dhe kanalizimeve.

Pyetja e “Vetting” drejtuar Bashkisë Dibër për arsyet e dështimit të investimit të parë për bulevardin dhe kush ka përgjegjësi ngeli pa përgjigje.

Dibertender8
Dibertender8

Tashmë gjysmës së bulevardit qendror të qytetit i është vënë kazma për t’u zëvendësuar me pllaka të tjera guri, pllaka të cilat mbulojnë historinë e korrupsionit me fondet publike.

Në fakt, gërmimet mbi bulevard janë provat e fundit e një skeme, që përsëritet me arrogancë nën ditën me diell mbi qytetarët e Peshkopisë me fondet publike. Banorët kanë denoncuar dështimin me investimin e parë për bulevardin “Elez Isufi”, specialistët janë skeptikë për punimet e reja po mbi këtë bulevard.

Mesa duket pushteti ka krijuar metoda për të ndryshuar emrat, por ka ruajtur mekanizmin për të dështuar mbi punimet dhe në rastin më të keq ka lënë mundësita e hapura për abuzime të reja mbi projektet e vjetra.

()


Arena e Lajmit

Vetting/ Bulevardi “Elez Isufi” në Dibër u ndërtua me pllaka guri që sot po shkulen, Bashkia pranon cilësinë e dobët të punimeve. Si po fshihet historia e korrupsionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook