Atentatit në Shkodër/ Gazetari: Pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ishin në lagjen Dobraç të Bajrave

Lagjja Dobraç në dalje të Shkodrës njihet si lagjia e Bajrave. Këta të fundit kanë patur përplasje me ata të Licit ku janë shënuar disa viktima.

Gazetari i News24 Igli Çelmeta zbardhi në “Kjo Javë” me Nisida Tufën detaje të reja edhe lidhur me faktin se pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ndodheshin në lagjen e Bajrave.

Ai shtoi gjithashtu se personi i tretë që mendohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin është Ibrahim Lici i cili i ka shpëtuar atentatit.

“Personi i tretë që mendohet se ka qenë në automjet, është Ibrahim Lici. Makina ka qenë Benz me targa kroate. Kanë qenë Hamza Lici, Arlind Bushati. Ka aludime për personin në pamje që lëviz jashtë makinës ku është i shtrirë Hamza Lici, policia e shtetit ende nuk e ka të konfirmuar me prova shkencore nëse ka qenë në automjet apo jo. E konfirmuar është se kanë qenë tre persona në makinë. Ai shihet i gjakosur në duar dhe pjesën e fytyrës nëse është plagosur me armë zjarri apo ka nxjerrë trupat nga makinat. Nuk dihet nëse Arlind Bushati ka qenë pasagjer në vendin e parë apo pas. Sipas policisë, Hamza Lici ka qenë shofer i automjetit.

Viktimat po ktheheshin nga Mali i Zi, kanë mbërritur përmes pikës kufitare të Muriqanit, kanë hyrë në Shkodër dhe është aksi Shkodër-Koplik, nuk janë në zemër të Dobraçit. Ndodhen në pjesën fundore të kësaj lagjeje. Sepse gazetarët dhe opinioni publik thotë çfarë donin Licët në Dobraç”, tregoi gazetari.

()


Arena e Lajmit

Atentatit në Shkodër/ Gazetari: Pse Hamza Lici dhe Arlind Bushati ishin në lagjen Dobraç të Bajrave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook