Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia: Qyteti ndodhet nën thundrën e krimit. Masakra të tilla nuk ndodhin pa përfshirjen e shtetit!

Qytetarë të Shkodrës dhe përfaqësues të PD, marshuan në kryeqendrën e veriut kundër krimit, pas atentatit me tre të vrarë që u regjistrua pasditen e 30 tetorit në lagjen “Dobraç”.

Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i Shkodrës, duke folur për gazetarin Osman Stafa të News24 tha se ngjarja ka shkaktuar një traumë për të gjithë qytetin, një shok për të gjithë opinionin publik.

Ai tha se ngjarje kriminale të përmasave si ajo me tre të vrarë nuk bëhet pa përfshirjen e strukturave të shtetit.

“Është e trishtueshme që opinioni publik shkodran jo vetëm gjendet nën thundrën e krimit të organizuar, por gjenden edhe pa mbështetjen e strukturave të shtetit, që na dalin të lidhura me krimin. Masakra të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirjen e strukturave shtetërore. Ka pasur një ngjarje të nderë, që ka ndikuar në situatën e qytetarëve”, tha Spahia.

()


Arena e Lajmit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia: Qyteti ndodhet nën thundrën e krimit. Masakra të tilla nuk ndodhin pa përfshirjen e shtetit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook