Nis misioni për Teutën, të kuqtë e Partizanit me mungesa dhe rikthime

Me entuziazmin, por edhe me idenë për të përmirësuar problemet e shfaqura në ndeshjen e fituar me Skënderbeun, Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Teutës, e programuar për ditën e hënë në orën 18:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Trajneri Veselinoviç i gëzohet rikthimit të Rrapajt dhe Bytyçit për këtë sfidë, teksa në dyshim për këtë ndeshje është Hadroj, i cili njëjtë si dy të lartpërmendurit, ka shlyer pezullimin e kartonëve, por është ende i dëmtuar për shkak të një problemi në gju.

Sakaq, në këtë ndeshje do të mungojë Mehmeti, i cili plotësoi numrin katër të kartonëve dhe është i pezulluar. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë të plotë dhe të gatshëm për të luftuar për një vend në formacion. Me ndryshimet e bëra në formacion në ndeshjen e shkuar, trajneri Veselinoviç e ka bërë 11-shen një “luftë” të vërtetë, pasi një pjesë e lojtarëve rezervë kanë luajtur shumë mirë dhe kërkojnë një fanellë titullari.

Lojtari si Keko, Kote apo Bintsuka bënë shumë mirë kundër Skënderbeut dhe nuk do të ishte aspak çudi të startonin sërish nga minuta e parë në betejën ndaj durrsakëve. Të kuqtë do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi për të nisur një seri triumfesh, që kanë dështuar ta bëjnë deri më tani në këto 11 javë të luajtura. Ecuria më e mirë e “Demave” ka qenë me dy fitore radhazi.


Arena e Lajmit

Nis misioni për Teutën, të kuqtë e Partizanit me mungesa dhe rikthime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook