Pse po rikthehen emigrantët, si ka përfituar ekonomia/ Ç’tregojnë të dhënat e Bankës Botërore

Mungesat në tregun e punës dhe rritja e pagave në dy vitet e fundit mund të frenojnë largimin e të rinjve dhe të nxisë rikthimet, por a është gati Shqipëria t’i presë. Mungojnë strategjitë që koordinojnë integrimin e tyre. Si ka përfituar ekonomia nga të rikthyerit dhe sfidat që janë ndeshur imigrantët. Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se në dy dekadat e fundit, një në katër emigrantë është kthyer ose rreth 250 mijë.

Pas shumë vitesh në emigracion, familja Prenga u kthye në shtëpinë e lindjes në Fishtë të Lezhës rreth 14 vite më parë, duke ngritur njësinë e parë të Agroturizmit në vend. Shërbimet e tyre e kanë bërë të njohur Shqipërinë në të gjithë botën, teksa kanë rigjallëruar
zonën, duke punësuar dhjetëra të rinj dhe qindra të tjerë sigurojnë të ardhura duke shitur prodhimet në zinxhirin e turizmit që ka ngritur familja Prenga.

Fshati Fishtë tani ka zhvilluar një miniklastër artizanati dhe shumë bujtina dhe restorante janë hapur në zonë pasi fshati “Fishtë” tani është shndërruar në markë. Bujqësia po zhvillohet dhe kulturat vendase po ringjallën. Familja Prenga u bë një nga misionarët e parë të agroturizmit në vend dhe një shembull i mirë që po ndiqet nga qindra njësi. Prej kësaj përvoje, Shqipëria po ofron një produkt të veçantë turistik në Rajonin e Ballkanit që kombinon natyrën me ushqimin dhe fshatin.

Plot shembuj inkurajues ka në aktivitete dhe profesione të tjera, ku të rikthyerit po i japin vlerë të shtuar ekonomisë, por me tyre ka plot të zhgënjyer që janë kthyer kanë provuar dhe kanë ikur sërish. Me gjithë shembujt pozitivë, Shqipëria nuk ka një shifër zyrtare të saktë të emigrantëve të rikthyer dhe për më tepër nuk është e qartë për potencialin e tyre.

Në institucionet shqiptare mungojnë të dhëna mbi rikthimet e emigrantëve, por Banka Botërore në studimin “Lëvizshmëria ndërkombëtare, si një strategji zhvillimi” që u publikua në korrik të vitit 2024 analizon të dhëna mbi rikthimet e emigrantëve në dy dekadat e fundit dhe gjendjen e tyre pas kthimit. Studimi i Bankës përllogarit se rreth 250 emigrantë janë kthyer nga viti 2001 deri në vitin 2019
(të dhënat e fundit i përkasin 2019, pasi stoku i kthimeve të emigrantëve kryhet në anketa e posaçme që nuk bëhen çdo vit).

A po nxiten rikthimet?!
Rritja e ofertës për punë, pagat më të larta dhe zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit mund të bëhen shkak për të frenuar emigracionin e të rinjve dhe nga ana tjetër, të nxisin kthimin e të larguarve.

Ciklet e emigrimit dhe imigrimit tregojnë se ka ardhur koha që Shqipëria të vlerësojë rikthimin e emigrantëve si një potencial me vlerë për zhvillimin e vendit në ardhmen. Profesor Ilir Gëdeshi, i cili drejton Qendrën për Studime Ekonomike dhe Sociale me fokus edhe
zhvillimet demografike në vend, vlerëson se ka ardhur koha për të hartuar një plan efikas për të nxitur rikthimin e imigrantëve, por fillimisht duhet të merren masa për të frenuar ikjet ende të larta në mesin e të rinjve dhe njerëzve të arsimuar.

Të rikthyerit përfaqësohen nga dy kategori. E para janë emigrantët e kthyer me forcë nga vendet e BE së dhe Britania e Madhe që përfaqësojnë azilkërkuesit Kategoria e dytë që është Profesor Ilir Gëdeshi, i cili drejton Qendrën për Studime Ekonomike dhe Sociale me
fokus edhe zhvillimet demografike në vend, vlerëson se ka ardhur koha për të hartuar një plan efikas për të nxitur rikthimin e imigrantëve, por fillimisht duhet të merren masa për të frenuar ikjet ende të larta në mesin e të rinjve dhe njerëzve të arsimuar.

Të rikthyerit përfaqësohen nga dy kategori. E para janë emigrantët e kthyer me forcë nga vendet e BE-së dhe Britania e Madhe, që përfaqësojnë azilkërkuesit. Kategoria e dytë, që është më e vogël në numër, përfaqësohet nga persona që kanë jetuar më gjatë në emigracion dhe duan të maksimizojnë fitimet nëpërmjet përvojës dhe kapitalit të fituar në emigracion.

Nga kthimi i kësaj kategorie, ekonomia e vendit ka përfitime më të mëdha. Një shembull është familja Prenga, e cila zotëron njësinë e agroturizmit “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës. Për emigrantët e kthyer, vendet kryesore pritëse kishin qenë Greqia, Italia dhe Gjermania. Kthimi nga Greqia dhe Italia ishte veçanërisht i përhapur pas krizës financiare të vitit 2008. Ndërsa kthimet nga Gjermania janë rritur vitet e fundit, pasi është një destinacion kryesor i synuar për azilkërkuesit nga Shqipëria pas vitit 2014. Kjo kategori përfaqëson të kthyerit pa dëshirë që qëndrojnë në Shqipëri përkohësisht, sa të gjejnë mundësi të re emigrimi.

Profili i emigrantëve të kthyer
Emigrantët e rikthyer janë një grup heterogjen, megjithëse priren të jenë meshkuj në moshë pune me nivel të mesëm arsimor. Banka Botërore në studimin “Lëvizshmëria ndërkombëtare, si një strategji zhvillimi” referon se të kthyerit aktualë janë kryesisht burra të rinj në moshë pune (midis moshës 18 64 vjeç) me arsim të mesëm.

Sipas të dhënave nga Anketa Kombëtare e vitit 2013 mbi “Migracionin e Kthyer”, 50% e tyre ishin nën moshën 35 vjeç dhe 35% ishin nën moshën 30 vjeç. Kjo sugjeron se shumë imigrantë po kthehen në fazat e hershme të jetës së tyre. Vetëm 6% e të kthyerve ishin mbi moshën 65-vjeçare të pensionit. Është interesante se gati 75% e të kthyerve ishin meshkuj, gjë që është jashtëzakonisht e ndryshme nga balanca gjinore e vërejtur te shqiptarët jashtë vendit. Për sa i përket statusit martesor, afro 50% ishin të martuar para emigrimit dhe 30% u kthyen beqarë në Shqipëri.

Të kthyerit ishin gjithashtu kryesisht me aftësi të ulëta, dhe mbi 50% kishin arsim të mesëm ose më pak. Vetëm rreth 6% e të kthyerve kishin arsim të lartë, megjithëse pothuajse gjysma e të kthyerve e kishin marrë arsimin e lartë jashtë vendit.

Përqindja e imigrantëve me diplomë profesionale gjithashtu u rrit nga 4.3% para emigrimit në 6.2% pas kthimit. Pak më shumë se 70% e imigrantëve të kthyer në anketën e 2013 kishin përvojë pune në tre sektorë kryesorë të fituar gjatë kohës jashtë vendit, bujqësi (14.6%), ndërtim (44.3%) dhe hotele dhe restorante (12%).

Të dhënat më të fundit nga Anketa e Migracionit Familjar në 2019 sugjerojnë se të kthyerit kanë nivele arsimore pak më të larta se të kthyerit para 2011. Shumica dërrmuese e të kthyerve gjatë viteve 2010 ishin ende në moshë pune (84%), por vetëm rreth 40% ishin nën moshën 35 vjeç dhe një 9% ishin mbi moshën e pensionit.

Të dhënat më të fundit tregojnë ende se gati 75% e të kthyerve janë meshkuj, çka tregon se burrat kanë shumë më shumë gjasa të imigrojnë në mënyrë ciklike ose sezonale dhe më pas të kthehen në krahasim me gratë. Të dhënat tregojnë se pas vitit 2011, rreth 12% e të kthyerve
ishin me arsim të lartë. Megjithëse shumica e të kthyerve aktualisht janë me aftësi të ulëta, ka gjasa që të kthyerit e ardhshëm të përfshijnë edhe më shumë imigrantë me arsim të lartë, pasi profili i atyre që emigrojnë ka ndryshuar dekadën e fundit.

Arsyet e kthimit
Një dallim i rëndësishëm në profilin e të kthyerve lind midis atyre që zgjedhin të kthehen dhe atyre që detyrohen të kthehen. Ky shpesh shihet si një dallim midis imigrantëve ekonomikë që zgjedhin të kthehen (për arsye të ndryshme) dhe azilkërkuesve të cilëve iu refuzohet hyrja dhe detyrohen të kthehen në Shqipëri, referon Banka Botërore. Përgjithësisht arsyet e kthimit janë të përcaktuara nga kushtet e tyre aktuale në vendet ku kanë jetuar dhe nga përmirësimi i kushteve në Shqipëri. Ndërkohë që shumica e emigrantëve largohen nga Shqipëria në kërkim të mundësive për punësim, shumë prej tyre kthehen për shkak të mundësive të reja në Shqipëri.

Sipas Anketës së Bankës Botërore, mbi 26% e emigrantëve të kthyer pas 2011 raportuan se ishin kthyer për qëllime punësimi, megjithëse kjo ndryshonte sipas vendit të destinacionit, nga 17.6% e të kthyerve nga Gjermania në mbi 30% për të kthyerit nga Greqia.

Motivimi për kthim është hapja e një biznesi, e cila është një mënyrë fitimprurëse për të vënë në përdorim aftësitë e reja të fituara jashtë vendit. Shkalla e vetëpunësimit të të kthyerve u rrit nga 7.5% para migrimit në 21.6% pas kthimit. Anketat kanë treguar se për disa imigrantë, motivimi për kthim mund të jetë për shkak të zvogëlimit të perspektivës në vendet e tyre të destinacionit. Për shembull, gjatë krizës financiare në Greqi, shkalla e papunësisë së shqiptarëve u rrit nga 6% në 40%, duke nxitur shumë prej tyre kthehen në Shqipëri.

Ndërsa shumë emigrantë kthehen për arsye ekonomike, të tjerë kthehen për motive familjare dhe të tjera. Të dhënat sugjerojnë se arsyet për kthim janë të lidhura me gjininë dhe variabla të tjerë demografikë. Për shembull, gratë kanë më shumë gjasa të kthehen për arsye familjare sesa burrat.

Motivimi për kthim është hapja e një biznesi, e cila është një mënyrë fitimprurëse për të vënë në përdorim aftësitë e reja të fituara jashtë vendit. Shkalla e vetëpunësimit të të kthyerve u rrit nga 7.5% para migrimit në 21.6% pas kthimit. Anketat kanë treguar se për disa imigrantë, motivimi për kthim mund të jetë për shkak të zvogëlimit të perspektivës në vendet e tyre të destinacionit. Për shembull, gjatë krizës financiare në Greqi, shkalla e papunësisë së shqiptarëve u rrit nga 6% në 40%, duke nxitur shumë prej tyre kthehen në Shqipëri.

Përfitimet ekonomike nga kthimi
Studimi i Bankës Botërore referon se pas krizës financiare të vitit 2008, emigrantët shqiptarë që u kthyen nga Greqia kishin ndikuar pozitivisht në tregun vendas të punës dhe për ata që nuk u larguan kurrë. Hulumtimet tregojnë se një rritje me 1 pikë përqindje e imigrantëve të kthyer rriti shanset e punësimit të atyre që nuk emigruan kurrë me 0,6% dhe rriti pagat reale me 2-2,5%. Ndikimet pozitive të tregut të punës nga të kthyerit u përkthyen në rritje ekonomike për vendin, pasi ata gjeneruan fitime për ekonominë lokale midis 0.8 dhe 1.3% të PBB-së 2009, duke kompensuar 60-80% të efektit negativ të reduktimit të remitancave gjatë të njëjtit vit.

Në këtë rast, një fuqi punëtore globale e rikthyer me aftësi dhe përvojë rezultoi një aset i rëndësishëm për zhvillim. Pavarësisht rritjes së fortë ekonomike në Shqipëri, tani ka mungesë të fortë të aftësive dhe imigrantët e kthyer mund të jenë në vendin e duhur për të plotësuar këtë boshllëk.

Sipas sondazheve, më shumë se 50% e bizneseve në Shqipëri u përballën me vështirësi në rekrutimin e punonjësve dhe atyre me përvojën e duhur të punës. Në Barometrin e Ballkanit më 2023, mungesa e punonjësve u konsiderua shqetësimi kryesor i bizneseve. Për më tepër, projeksionet e ofertës dhe kërkesës për punë deri në vitin 2030 sugjerojnë se Shqipëria do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore veçanërisht në vendet e punës me nivel të ulët arsimor.

Ndërkohë forca globale e punës ofron një grup punëtorësh me larmishmëri të aftësive dhe përvojës që mund të trajtojë këto boshllëqe dhe mungesa për Shqipërinë. /Monitor/


Arena e Lajmit

Pse po rikthehen emigrantët, si ka përfituar ekonomia/ Ç’tregojnë të dhënat e Bankës Botërore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook