“93 mln euro është kostoja shtesë e barrës fiskale për 2025”, Teliti: Projektbuxheti nuk adreson problematikat akute të shoqërisë

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, në një konferencë për mediat, foli në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025 i cili është dërguar në Kuvend nga mazhoranca.

Teliti u shpreh se ky projekt buxhet nuk adreson problematikat akute të shoqërisë, siç janë sipas tij shpopullimi, varfëria dhe papunësia.

Deklarata:
A e mbani mend se si, një vit më parë, përfaqësuesit e mazhorancës gëzonin para tepsisë së bakllavasë, kur ndanin buxhetin për pushtetarët, oligarkët dhe miqtë e tenderimeve qindramilionëshe?
Qeveria sapo ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë projektbuxhetin e vitit 2025.
Buxheti i vitit të ardhshëm, njësoj si çdo buxhet i këtyre 11 viteve, mund të përkufizohet si TEPSIA E LLOKMAVE PËR QEVERITARËT DHE E THËRRIMEVE PËR SHQIPTARËT.
Më lejoni të argumentoj me fakte:
Ndonëse jemi vendi me taksat më të larta në rajon, ndonëse taksimi progresiv i ka marrë frymën shoqërisë, ndonëse të gjitha grupet e interesit kanë kërkuar uljen e taksave e tatimeve dhe thjeshtimin e procedurave të komplikuara, përsëri këto thirrje vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët. Qeveria nuk parashikon asnjë reduktim të barrës fiskale, asnjë lehtësim procedurial për ta.
Përkundrazi, 93 milionë euro është kostoja shtesë e barrës fiskale për vitin e ardhshëm.
Ndonëse raportet ndërkombëtare vlerësojnë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë si problematikë, të nënfinancuar dhe larg standardeve europiane, financimi është larg nevojave të tyre. 2.9% e PBB-së do jetë financimi për shëndetësinë. 2.5% e PBB-së për arsimin. Të harruara mbeten premtimet e Edi Ramës 12 vite më parë, kur premtonte 5% për secilin nga këta dy sektorë.
Fermerët tanë, që prej 11 vitesh i hedhin në kanale prodhimet, që vuajnë konkurrencën e mallrave të huaja, që paguajnë skemën vrastare të diferencimit të TVSH-së, dmth 20% kosto shtesë, do marrin shpërfillje edhe vitin e ardhshëm.
Pas talljes publike me pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike, viti i ardhshëm parashikohet edhe më i zymtë. 790 mijë pensionistët do të indeksohen në tetor 2025, ndërkohë që cmimet nuk presin tetorin tjetër por rriten përditë. Sa u takon 62 mijë familjeve në ndihmë ekonomike, asnjë qindarkë.
Buxheti 2025 nuk është buxheti i rritjes së pagave. Zero lekë për to.
Nuk është as buxheti i ish të përndjekurve politike. Akoma më të goditur janë pronarët e vjetër: fondi për kompensimin e pronave të tyre ulet me 20 milionë euro.
Atëherë kujt i shërben buxheti 2025?
Luksit qeveritar. 25 milionë euro më shumë parashikohen për shpenzimet operative të qeverisjes qëndrore.
I shërben kontratave klienteliste e korruptive të koncesioneve PPP, të cilat gjatë 2025 do marrin 143 milionë euro. S’duan t’ia dinë se disa kontrata janë nën hetim nga prokuroria, s’duan t’ia dinë që inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Parate do paguhen.
Shërben për të mbuluar papërgjegjshmërinë në menaxhimin e pronës dhe fondeve publike, duke paguar nga buxheti i shqiptarëve vendimet e humbura në gjykatat ndërkombëtare, konkretisht 199 milionë euro.
U shërben shiritave elektorale, procedurat e tenderimeve të qindra milionë eurove kanë filluar që prej shtatorit 2024, edhe pse buxheti dhe fondet nuk janë miratuar ende nga Kuvendi i Shqipërisë.
Të dashur qytetare!
Projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë tonë, të shpopullimit, të varfërisë, të papunësisë, të rinisë dhe fuqisë punëtore që emigron, të sipërmarrjes që falimenton.
Ju faleminderit!


Arena e Lajmit

“93 mln euro është kostoja shtesë e barrës fiskale për 2025”, Teliti: Projektbuxheti nuk adreson problematikat akute të shoqërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook