Cristian Shpendi protagonist. Sulmuesi shqiptar realizoi gol ndaj Sudtirol, në ndeshjen që Cesena luajti në Serie B.
21-vjeçari kuqezi ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje deri më tani. Kujtojmë që 21-vjeçari, në sezonin e kaluar në Serie C me Cesenën, ai shënoi 20 gola në 32 ndeshje, duke ndihmuar ekipin për ngjitjen.
Paraqitjet e Cristian Shpendit janë një sinjal i qartë për të ardhmen, e cila premton shumë.
(J.S/)