Diaspora Voton/ Rama në Selanik: Ju kërkoj votën për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE! Të ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Selanik një takim me shqiptarët që jetojnë atje, ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me votën e diasporës.

Ai u shpreh se në pranverë do të kërkojë votën e shqiptarëve në Greqi për të ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE.

“Sot ju jeni votues që për herë të parë do të merrni pjesë në zgjedhjet në Shqipëri duke votuar nga shtëpia juaj.
Premtim që se mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër sepse pa votën e palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur. Tanimë mund t’ju them me plot gojën se pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia. Për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për ti dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, mundësinë për të përfituar nga të mirat e të jetuarit brenda familjes evropiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët kudo ku janë të greme flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekade”, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Diaspora Voton/ Rama në Selanik: Ju kërkoj votën për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE! Të ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook