FORMULA 1/ Niset i 17-i dhe fiton, Verstappen bën fenomenin në garën më të çmendur të sezonit

Çmimi i Madh i Brazilit në Formula 1 i këtij sezoni do të kujtohet gjatë, pasi ka qenë një nga garat më të çmendura të viteve të fundit. Një garë ku ndodhi gjithçka duke filluar nga përplasjet, daljet nga pista, flamuj të kuq, makina sigurie, ndryshimet e kushteve atmosferike dhe padyshim, përmbysjen e plotë të situatës dhe parashikimeve para fillimit të garës. Dhe në fund, fituesi i vetëm mund të quhet Maks Vershtapen.

Holandezi i Red Bull, në vështirësi të dukshme në garën për titull dhe që nisej nga vendi i 17-të, ia ka dalë të triumfojë mes kaosit falë dhuratave të njëpasnjëshme të kundërshtarëve, por edhe fatit që ka qenë në krahun e tij sot, duke i dhënë fund një serie prej 10 garash pa praninë në podium. Kjo, e kombinuar me vendin e gjashtë të Maks Vershtapen, ka bërë që holandezi të rifitojë përsëri një distancë sigurie në kryesimin e kampionatit.

Gara filloi menjëherë me kaos, pasi Stroll humbi kontrollin e makinës që në xhiron e nxemjes, duke bërë që të shtyhej starti i garës. Në ndezjen e semaforëve, Rasëll kaloi Norris, i cili u vu në ndjekje të rivalit të tij, ndërsa Vershtapen i nisur thuajse nga fundi, kalonte njëri pas tjetrit pilotët që kishte përpara.

Pasi një pjesë e pilotëve kishin kryer ndërrimin e parë të gomave, një aksident i Hulkënberg solli makinën e sigurisë virtuale fillimisht e pastaj edhe një shi i rrëmbyeshëm që ndryshoi thuajse gjithçka në pistë. Okon dhe Vershtapen qëndruan në pistë duke shpresuar te një flamur i kuq dhe kështu rezultoi pas një tjetër aksidenti të Kolapinto. Kësisoj, ata përfituan ndërrimin e gomave falas dhe njëkohësisht morën kreun e garës.

sdffdsfdsfsdsfdfsdsfdfsd

Gara rifilloi pas 30 minutash ndërprerje, për të kaluar shpejt nën ritmin e makinës së sigurisë pas një përplasje të Sainz. Me rifillimin e saj, Vershatpen bëri lëvijen e duhur ndaj Okon dhe kaloi këtë të fundit. Që nga ai moment, holandezi ishte i pakapshëm, duke regjistruar xhiro të shpejta të njëpasnjëshme, për të siguruar fitoren e 62-të në karrierë.

Pas krahëve të tij Okon dhe Gasli me dy makinat Alpine, për një fund fantastik të garës për ta. Më pas erdhën me radhë Rasëll, Lëklerk, Norris, Tsunoda, Piastri, Louson dhe Hemilton të cilët plotësuan zonën e pikëve.


Arena e Lajmit

FORMULA 1/ Niset i 17-i dhe fiton, Verstappen bën fenomenin në garën më të çmendur të sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook