Dy “X” në 2 ndeshjet e fundit, mbi të gjitha 6 golat e pësuar, kishin ndezur “alarmin” në Torino, por “Zonja e Vjetër” reagon shpejt, thyen pastër 0-2 Udinen në transfertë duke u rikthyer provizorisht në zonën Champions. Ekipi i Thiago Motta zgjidhi gjithçka shumë thjeshtë me dy gola brenda 37 minutave.
Thuram me një aksion personal shumë të bukur në minutën e 19-të zhbllokoi ndeshjen, ishte dhe me fat teksa goditja e tij u devijua nga portieri. Ndryshe nga takimet e fundit, Juve i lejoi pak hapësira kundërshtarit, ndërsa në minutën e 37-të, Savona me një goditje të saktë dyfishoi shifrat.
Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk solli ndryshim në rezultat, me Juve që doli me 3 pikë: “Është rikthyer”, shkruan TuttoSport në faqen e parë.
Shijon këtë sukses edhe trajneri Motta: “Ishte një fitore e madhe si skuadër, e interpretuam ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Motta pas ndeshjes.
()