Trump apo Harris? Mediu dhe Vokshi ndjekin nga afër zgjedhjet presidenciale në SHBA (FOTO)

Përfaqësuesit e opozitës Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu në Kaliforni, për të ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale dhe Kongresin në SHBA.

Në ditën e parë deputetët patën rastin të ndiqnim nga afër fushatën të Kongresmenes Michelle Steel dhe të bisedonin me të, kandidate republikane në Distriktin e Orange County. Ata u takuan me Shaun Steel, kryetar i Partisë Republikane për Kaliforninë dhe anëtar i Komiteti Kombëtar i Partisë Republikane, me të cilin diskutuan për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e maxhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.

Ron Nehring, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare të Institutit të Lidershipit; Matt Shupe dhe Steve Garvey dhanë një vështrim të plotë të peizazhit politik, ndërsa Amerika i afrohet eventit kryesor politik të vitit 2024, garën për e ngushtë ndërmjet Trump dhe Harris për Presidencën.

Z John McKinney, Zëvendës Prokurori i distriktit në Los Anxhelos, dha një panoramë të nivelit të lartë të krimit në LA për shkak të politikave liberale të majta me drogën dhe vjedhjen, fenomene që kanë krijuar një situatë të papranueshme në Kaliforni.

Ai deklaroi se ndryshimet e mundshme të lidershipit dhe ashpërsimi i ligjeve mund të ndikojnë ndjeshëm në sigurinë publike dhe luftën kundër krimit në të gjithë shtetin.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Trump apo Harris? Mediu dhe Vokshi ndjekin nga afër zgjedhjet presidenciale në SHBA (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook