217 viktima dhe mijëra të zhdukur, çfarë lanë pas përmbytjet në Valencia! Sot sërish alarm për stuhi

Spanja po vuan një nga stuhitë më të rënda të këtij shekulli. Përmbytjet u kanë marrë 217 personave ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur në Valencia.

Megjithatë stuhia DANA është ende mbi Spanjë dhe urgjenca meteorologjike nuk ka përfunduar.

Ditën e djeshme, kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se qeveria do të dërgojë 5,000 ushtarë në Valencia për të ndihmuar të prekurit, si dhe 5,000 policë të tjerë kombëtarë dhe roje civile.

Presidenti shtoi se Mazón duhet të kërkojë të gjithë ndihmën që i nevojitet dhe ekzekutivi do ta sigurojë.

Tetë rrugë në Valencia dhe Castellón, janë të mbyllura ose të pakalueshme për shkak të bllokimeve nga balta dhe prishja e strukturave.

Megjithatë duket se rreziku nuk ka kaluar pasi për ditën e sotme autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar për stuhi të forta të mundshme në Castellón dhe bregdetin verior të Valencias.


Arena e Lajmit

217 viktima dhe mijëra të zhdukur, çfarë lanë pas përmbytjet në Valencia! Sot sërish alarm për stuhi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook