Arrestimi i 7 pedagogëve për “shpërdorim detyre”, kaos në Fakultetin e Shkencave Sociale në Elbasan, stafi akademik me mungesa

Arrestimet masive të një grup prej 7 pedagogësh të cilët dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë detyra publike” kanë sjellë kaos në zhvillimin e procesit mësimor në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.Në të gjitha departamentet ,situata prej fillimit të këtij muaji është e pazakontë pasi arrestimet masive të pedagogëve kanë krijuar boshllëk të madh në rradhët e stafit akademik.

Drejtuesit e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe ato të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit jo vetëm që nuk kanë dhënë shpjegime për situatën aktuale por as nuk reaguan pas operacionit policor “Teza” ku u arrestuan një grup pedagogësh si asnjëherë më parë në Universitetet e Shqipërisë. Madje ende nuk është zhvilluar asnjë analizë paraprake e situatës së krijuar pas arrestimeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar të paktën për tu dënuar fenomeni i korrupsionit.

Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka caktuar seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie ” ,ditë e Martë të kësaj jave .Gjatë operacionit policor “Teza” u arrestuan pedagoget ,1-Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
8- Gazmend Hodaj,sekser.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes 31 vjeçe e cila kishte kaluar në të gjitha provimet e sezonit të vjeshtës duke korruptuar pedagoget nëpëmjet një sekseri .
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.

Sipas Prokurorisë pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj.

Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe tezat e provimeve të studentes dhe dokumenta të tjera në lidhje me rastin korruptiv .Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për disa veprat penale.


Arena e Lajmit

Arrestimi i 7 pedagogëve për “shpërdorim detyre”, kaos në Fakultetin e Shkencave Sociale në Elbasan, stafi akademik me mungesa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook