Atentati mafioz, RENEA dhe FNSH kontrolle në Shkodër/ Ja zonat ku zbarkuan forcat e policisë dhe çfarë po kërkohet

RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në disa zona të Shkodrës, pas atentatit mafioz që ndodhi pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën 4 persona, mes të cilëve dy qytetarë të pafajshëm.

Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arvid Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, bëri të ditur se teksa hetimet për atentatin zhvillohen intensivisht, policia me forcat RENEA e FNSH mbrëmjen e së dielës kanë zhvilluar kontrolle makinash dhe banesash në disa lagje dhe zona të Shkodrës.

Gazetari bën të ditur se kontrollet janë kryer në Dobraç, në një pjesë të Kirasit dhe lagjen “Guerile”.

Ende nuk dihet nëse nga këto kontrolle janë gjetur prova që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë, e cila ka shkaktuar panik te qytetarët shkodranë, gjë që u pa edhe në protestën e organizuar mesditën e së shtunës, me moton “kundër krimit”.

Zyrtarisht nuk ka ende persona të dyshuar si autorë të atentatit mafioz, apo një pistë konkrete lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 4 personave.


Arena e Lajmit

Atentati mafioz, RENEA dhe FNSH kontrolle në Shkodër/ Ja zonat ku zbarkuan forcat e policisë dhe çfarë po kërkohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook