Ky është automjeti i përdorur në atentatin në Shkodër, ku u vranë me armë zjarri 2 persona dhe humbën jetën dhe dy kalimtarë të rastit pasi u aksidentuan me motor gjatë kohës që ndodhi krimi.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “” se makina tip “Range Rover” me targa AB 445 MC rezulton e vjedhur në Durrës më 17 Prill të këtij viti. Sipas burimeve, makina është vjedhur në lagjen 12 dhe ka qenë pronari në atë kohë që bëri denoncim në policinë e Durrësit.
Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit të shasisë, në automjetin që u dogj në fshatin Golem.