Bylis dhe Laçi kanë barazuar pa gola në Ballsh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të elitës.
Rasti i parë konkret ishte i Peraltës në minutën e 3-të, i cili “flirtoi” me golin, por pa mundur dot të zhbllokojë llogaritë. Në të 27-tën, Kofi pati shansin për të realizuar, por kundërsulmi nuk u finalizua me sukses.
Kurbinasit mund të shkonin në dhomat e zhveshjes në avantazh, nëse Kofi do tregohej i saktë në minutën e 30-të. Edhe në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat patën rastet respektive, pa rezultat. Ekipi i Dedes mbylli ndeshjen me një lojar më pak, pasi Ofori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Me këtë rezultat, Laçi renditet në vendin e nëntë, ndërsa Bylis mbyll klasifikimin.
(J.S/)