Barazimi me Laçin, trajneri i Bylisit: Duhet të përmirësohemi, ky kampionat i vështirë

Nevil Dede, tekniku i Bylisit analizoi barazimin 0-0 me Laçin.

“U munduam ti bëjmë të gjitha, ajo që nuk shkoi si duhet është menaxhimi i emocioneve. Në tranzicion rrezikuam 2-3 momente, nuk menaxhuam si duhet edhe disa pasime, gjithsesi bravo çunave për mënyrën si e luftuan ndeshjen edhe pse mund të bënin më mirë. Duhet të kërkojmë gjithë kohën të përmirësohemi dhe të shohim se çfarë cilësish ka kjo skuadër.

Është kampionat i vështirë dhe i luftuar, nuk ndjehem i kënaqur se jemi në fushën tonë dhe prisnin të bënim një hap edhe më të madh përpara, por duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës. Rrezikuam qëkur u shfaqëm para portës kundërshtare, komplimente Vendel pasi hyri i papërgatitur në fushë, besoj edhe e patë edhe në pjesën e dytë që ndërrimi u bë vonë.

Sulovari konsumoi energji dhe nuk po na mbulonte duhej, nuk po arrinim të bënim presion dhe prandaj thamë të fusnim ndonjë tjetër dhe besuam te shpejtësia e Trenit. Ka disa situata që lojtarët duhet të kapin ritmin që në minutën e parë, është shumë e rëndësishme, por duhet ti presim këta lojtarë të rinj që të “fluturojnë” edhe ecin më shumë”- tha ai.


Arena e Lajmit

Barazimi me Laçin, trajneri i Bylisit: Duhet të përmirësohemi, ky kampionat i vështirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook