Debati për votën e diasporës, Sulo-Hitajt: Po përdoret skema e patronazhimit, kanë nisur presionet…

Analisti Arion Sulo dhe gazetari Arbër Hitaj debatuan në emisionin “Open” në News24 lidhur me takimet e Kryeministrit Edi Rama me diasporën.

E ndërsa Sulo e konsideron shkelje ligji faktin që Kryeministri bën fushatë me paratë e taksapaguesve, Hitaj tha se nuk ka asgjë të keqe që Kryeministri të kërkojë vota, pasi ai merret me politikë.

Debati

Sulo: Pastronazhimi që këto i bëjnë diasporës është i njëjtë me atë që i bëjnë shqiptarëve këtu. Dhe ajo që po ndodh është se do i bëjnë presion me vendet e punës së të afërmve që kanë në Shqipëri.

Hitaj: Kjo është e pamundur. Problemi që kam unë shtë fakti se emigrantëve u kërkohet të paguajnë postën. Nuk besoj se do të funksionojë skema e patronazhimit dhe presioneve me emigrantët.

Sulo: Ky është viti i 12 që Rama është në pushtet dhe ky që i ka larguar shkon e u kërkon votat.

Hitaj: Atëherë ata që janë larguar nga Rama nuk kanë pse të votojnë për të.

 


Arena e Lajmit

Debati për votën e diasporës, Sulo-Hitajt: Po përdoret skema e patronazhimit, kanë nisur presionet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook