Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takim me zyrtarin zvicerian, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda realizoi një takim me Oficerin Ndërlidhës të Zvicrës për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Bertram Hinze.

Në qendër të takimit ishin ecuria e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Zvicrës, si dhe fushat e reja ku ky bashkëpunim mund të zhvillohet më tej, në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit falënderoi Oficerin Ndërlidhës të Zvicrës, për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, si dhe vlerësoi rezultatet e arrira në kuadër të këtij bashkëpunimi, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimit të narkotikëve. Gjithashtu, një sërë skuadrash të përbashkëta hetimore, kanë rezultuar me operacione policore të suksesshme.

Ndërkaq, Oficeri Ndërlidhës i Zvicrës falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për pritjen dhe frymën miqësore të takimit, i shprehu atij, urimet e tij dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Federale të Zvicrës, për detyrën e re, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mjaft frytdhënës mes palëve. Gjithashtu, z. Hinze konfirmoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në interes të luftës së përbashkët kundër krimit, si dhe propozoi shqyrtimin e mundësive të reja të bashkëpunimit përmes realizimit të projekteve konkrete, tajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Pergjithshëm të Policisë së Shtetit, falënderoi homologun e tij, për urimin dhe shprehu vullnetin për ta vijuar bashkëpunimin intensiv mes palëve, si dhe për ta forcuar atë.


Arena e Lajmit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takim me zyrtarin zvicerian, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook