EMRI/ Kapet me 12 kg kokainë shqiptari në Itali. Hetuesit: Ka marrëdhënie me organizata kriminale të nivelit më të lartë

Autoritetet italiane kanë arrestuar një të ri shqiptar pasi iu gjetën rreth 12 kilogramë kokainë të fshehura në makinë gjatë një kontrolli rrugor në Torbole Casaglia

Sipas hetuesve, autori i identifikuar si Zyber Tafa, 24 vjeç “ruan zakonisht marrëdhënie me organizatat kriminale të nivelit më të lartë”.

Ngjarja ka ndodhur në Torbole Casaglia, pranë restorantit “La Rotonda” në via Fornaci. Pikërisht këtu oficerët e Gico ndaluan Tafën për një kontroll. Forcat e rendit nuk e gjetën drogën në bagazh ose në sediljen e pasme të makinës së tij Ford Focus, por të fshehur në dy zgavra të vendosura mbi harqet e rrotave të pasme, të aksesueshme vetëm pasi hiqej parakolpi i automjetit.

Aty u fshehën nëntë pako të mbyllura me nxehtësi dhe dy mbështjellës të paketuar në celefon transparent. Për një total prej 11 kg 760 gram pluhur të bardhë.

Por personat e njësisë speciale nuk gjetën vetëm drogën. 24-vjeçari kishte në makinë tre celularë, ndërsa tre të tjerë i mbante në shtëpinë e tij. Në shtëpi, përveç 280 eurove të gjetura në portofol, hetuesit gjetën 805 euro. Të fshehur në një vend në tavan, policia gjeti një fletë letre me emra dhe numra. Çështja duhet të kalojë në Prokurorinë e Bolonjës.


Arena e Lajmit

EMRI/ Kapet me 12 kg kokainë shqiptari në Itali. Hetuesit: Ka marrëdhënie me organizata kriminale të nivelit më të lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook