Opozita mungoi tek “Ekonomia”/ Civici: Buxheti, dokumenti më i rëndësishëm financiar i një shteti! Teliti: Ishte mosbindje civile! Nuk bëhemi fasadë e mazhorancës

U mbajt sot mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku ka nisur diskutimi i buxhetit.

Pjesë e mbledhjes nuk ishin anëtarët e opozitës, të cilën demokrati Dorian Teliti u shpreh se erdhi si pasojë e mosbindjes civile që shtrihet edhe në jetën parlamentare, pra takimet në komisione. Ai shtoi se opozita nuk ka ndërmend të jetë fasadë e mazorancnës në asnjë formë.

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë dhe ish-zv/ministri i Bujqësisë Enio Civici vlerësoi gjithçka ndodhi në mbledhje, ndërsa shtoi se Buxheti është dokumenti më i rëndësishëm financiar i një shteti.

Pjesë nga diskutimi:

Enio Civici: Buxheti dokumenti më i rëndësishëm financiar i një shteti. Ajo që ndodhi sot në komisionin e Ekonomisë hap pozitiv sepse deputetët së bashku me kryetarin kërkuar debat konstruktiv.

Dorian Teliti: Mosprezenca në komision, mosbindje civile. Kur ka ndodhur që propozimet e duhura të opozitës të pranohen, edhe pse pas kamerave na jepnin të drejtë. Qëllimi i buxhetit është si ta bëjmë jetën e shqiptarëve më të mirë. Po të hysh, në 11 buxhetet e kaluara, është më i madhi historik dhe nuk reflekton problematikat e shoqërisë. Opozita nuk është kurrë fasadë e mazhorancës.


Arena e Lajmit

Opozita mungoi tek “Ekonomia”/ Civici: Buxheti, dokumenti më i rëndësishëm financiar i një shteti! Teliti: Ishte mosbindje civile! Nuk bëhemi fasadë e mazhorancës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook