Në rubrikën Opinion në News 25 u diskutua për projekt-buxhetin e vitit 2025.
Pedagogu i Universitetit Luarasi, Afrim Osmani, tha se projekt-buxheti i 2025 nuk ka frymë dhe se është për emergjencë. Ai tha se opozita duhet që të shkojë në parlament, sepse Kuvendi është vendi ku mund të paraqitet strategjia e opozitës.
Afrim Osmani, pedagog pranë Universitetit Luarasi: Është një projekt-buxhet pa frymë. Është projekt-buxhet emergjence. Opozita duhet të jetë në parlament, që të shfaq vizionin e saj. Nëse ti i ikën këtij momenti, me çfarë do vish nesër.
Është edhe pjesa tjetër e partive, që ka programin e vet. Është vendi i paraqitjes së strategjive, është vendi ku opozita mund të tregojë programin e saj. Ky projekt-buxhet duket sikur përballon vetëm shpenzimet e nuk ka gjë strategjike.
(Arena e Lajmit)