Takimet e Ramës me diasporën, Lapaj: Ka probleme, nuk i kontrollon dot/ Hitaj: Po kërkon vota, problem mbeten…

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet” në emisionin “Open” në News24 tha se Kryeministri Edi Rama ka një raport shumë të keq me diasporën.

Lapaj tha se në 10 vitet e fundit kanë ikur më shumë se 500 mijë shtetas. “Shkon atje dhe u thotë që këtu ka siguri. Për çfarë sigurie ka këtu, apo për atentatet mafioze si ai i Shkodrës, i ngjashëm me ato atentatet mafioze të viteve ’70-’80 në Itali? Për çfarë i diasporës për ujin e pijshëm që ende mungon në rubinetat e qytetarëve?”, tha Lapaj.

Ai tha se Rama në diasporë po shkel në një terren të panjohur, ai nuk e di si do të shkojë vota e tyre, sa do të jetë pjesëmarrja e tyre.

“Shqiptarët e diasporës nuk kanë nevojë as për 50 euro të qelbura të Edi Ramës, as për 500 euro të krimit të Edi Ramës. Ai nuk mund të kërcënojë shqiptarët e diasporës as me një vend pune, as me krimin, as t’i kërcënojë”, tha Lapaj.

Ai u shpreh se Edi Rama e pranoi votën e diasporës i detyruar dhe jo nga qejfi, pasi në të kundërt zgjedhjet do të shpalleshin anti-Kushtetuese dhe ata 140 deputetët do të shkonin në SPAK, për atë dëmin 40 mln euro.

“Edi Rama ka probleme në diasporë”, tha Lapaj.

Por gazetari Arbër Hitaj u shpreh se nuk e sheh në hall Kryeministrin në raport me diasporën. Hitaj tha se qëllimi ishte takimi me diasporën për ti kërkuar votën.

Por analisti Arion Sulo e konsideroi këtë një shkelje të ligjit. “Edi Rama është Kryeministër, bën fushatë me paratë tona dhe kjo është shkelja e ligjit”, tha Sulo.

Hitaj tha se pika që duhet sqaruar është prania e diplomatëve në këto takime. “Kjo duhet sqaruar, ky është problem, por takimet në vetvete nuk kanë asnjë problem. Edhe votën do e kërkojë”, tha Hitaj.


Arena e Lajmit

Takimet e Ramës me diasporën, Lapaj: Ka probleme, nuk i kontrollon dot/ Hitaj: Po kërkon vota, problem mbeten…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook