Takimi i Ramës në Selanik, Guri: Nacionalistët grekë minorancë, nuk ndikojnë dot te qytetarët…

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, është diskutuar lidhur me vizitën dhe takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Selanik.

Nga Athina, në një lidhje skype, gazetari Edmond Guri, tha se mediat greke kanë qenë shumë agresive ndaj Kryeministrit Edi Rama, madje edhe duke pyetur sepse vjen kaq shpesh në Shqipëri.

“Mediat greke e kanë pasur si lajm kryesor takimin e Kryeministrit Edi Rama, sikundër kemi edhe reagimin e Ministrisë së Jashtme greke, ku i kujtohet Kreut të Qeverisë se minoritetet duhet të respektohen edhe historia nuk mund të fshihet”, tha Guri.

Duke komentuar edhe incidentin që ndodhi me gazetarët që u bllokuan në kufi, ai tha se kjo tregon se kemi një mentalitet që ka mbetur shumë mbrapa.

“Në fakt edhe populli grek është lodhur me një politikë të tillë. Kemi rastin Beleri, që për 1 vit u kthye në një fenomen, por nuk pati kurrë një përplasje mes një qytetari grek me një shqiptar, ose anasjelltas. Nacionalistët gjithmonë e më shumë po tregojnë se janë një pakicë, një minorancë që nuk mund të ndikojë më, nuk ka më forcë”, tha Guri.

Ai tha se nëse Edi Rama vjen mban një fjalim të kënaqshëm dhe pavarësisht se mund të ketë një reagim nga institucionet greke, kjo nuk prek aspak qytetarin e thjeshtë, pasi janë kuptuar tashmë lojrat politike.

Guri tha se Ambasada shqiptare në Athinë është kthyer në një shoqatë, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion lidhur me tezën e hedhur lidhur me pensionet.

“Politika shqiptare duhet të largohet nga retorika, duhet t’i shërbejë qytetarëve të saj”, tha ai.


Arena e Lajmit

Takimi i Ramës në Selanik, Guri: Nacionalistët grekë minorancë, nuk ndikojnë dot te qytetarët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook